“E rëndësishme që fituam ndeshjen”, protagonisti i episodit më të diskutuar: Rast i dyshimtë, por isha i qetë kur pashë gjyqtarin

“E rëndësishme që fituam ndeshjen”, protagonisti i episodit më të diskutuar: Rast i dyshimtë, por isha i qetë kur pashë gjyqtarin

Mark Kukureja është kthyer në një protagonist për Spanjën në fushën e lojës gjatë këtij Europiani. Por të gjithë do ta kujtojnë futbollistin spanjoll ndoshta vetëm, për episodin shumë të diskutuar të ndeshjes ndaj Gjermanisë, kur ai ndali me dorë një gjuajtje të Musiala në zonë në minuta e shtesës.
Në konferencën e sotme për mediat, ai është pyetur rreth asaj situate dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
“Më goditi topi në dorë, por isha i qetë kur pashë gjyqtarin. Nëse ekspertët thonë se nuk është dora, atëherë nuk është dora.
A mendoj se duhej ndëshkim? Shihni, unë jam futbollist dhe nuk i futem këtyre temave. Por nëse gjyqtarët kanë thënë që nuk ishte dora, atëherë unë them se nuk është dora. E kuptoj që është një aksion shumë i dyshimtë. Por mendoj se nëse Gjermania do të kishte fituar, nuk do të flitej për këtë çështje. Edhe ne mund të ankoheshim që nuk u përjashtua Kros. Në fund, fituam ne dhe kjo është e rëndësishme”, tha Kukureja para mediave.mark kukureja futbollisti spanjoll
Burimi