E fshehta e dosjes ‘Partizani’; Mimi nuk mban mend, si e ndihmoi qeveria Rama, Sali Berishën!
Mimi Kodheli dhe Arjan Kraja vuajnë nga demenca…
Në dosjen 500 faqesh të SPAK ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, ka një zhvillim shumë interesant, që po mbahet në heshtje nga mediat qeveritare që po i bëjnë tam-tame hetimeve.
Ky zhvillim, nëse zbardhet me detaje gjatë gjykimit në proces, tregon se qeveria e Partisë Socialiste që ka ardhur në pushtet në vitin 2013, ka përgatitur një raport në lidhje me privatizimin e klubit ‘Partizani’, i cili është ngritur nga një komision ekspertësh.
Por e bukura është se ai raport nuk gjendet askund, ndërsa eksperti, i cili ka zbuluar problemet e pronësisë së familjes Begeja, domethënë të Jamarbër e Argita Malltezit, është shkarkuar nga puna pas një viti.
Por, ky ekspert, i cili me zgjuarsi i ka ruajtur dokumentet e inspektimit në shtëpinë e tij, i ka dhënë SPAK-ut gjithçka ai dispononte.
Në dosjen e SPAK, theksohet, se ka qenë vetë shtetasi Fejzi Haxhia që na ka vënë në dispozicion një kopje të akteve të kontrollit të komisionit.
Të gjitha aktet, Haxhia i mbante në shtëpi, ndërkohë që të gjithë anëtarët e komisionit kanë thënë se nuk kujtohen për aktet apo përfundimet e komisionit të auditit.
Ndërkaq, SPAK ka pyetur përveç anëtarët e komisionit me radhë, edhe dy drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtes së kohës, përkatësisht ministren Mimi Kodheli dhe Sekretarin e Përgjithshëm Arjan Kraja, të cilët nuk kanë furnizuar me informacion, por kanë deklaruar se nuk mbajnë mend.
Madje edhe ministrja Kodheli, ka thënë se mbante mend që ka firmosur një urdhër kontrolli, por nuk i kujtohej as konkluzioni, dhe as detaje të tjera.
Ky fakt përbën në të vërtetë një skandal të madh, pasi, dikur opozita e Edi Ramës premtoi se sa do të vinte në pushtet, jo vetëm që do ta zhbënte privatizimin e klubit ‘Partizani’, por edhe do t’i çonte materialet përpara drejtësisë.
Por siç dalin faktet, jo vetëm që nuk e ka çuar, por nuk ka bërë as atë që duhet në kërkimin e gjurmëve të themelit të abuzimit. Pra e drejta e pronësisë së familjes Begeja, ku ka hyrë në pjesë Jamarbër Malltezi.
Ka edhe më shumë se kaq: raporti i komisionit të kontrollit, nuk gjendet në arkivën e Ministrisë së Mbrojtjes, gjë që është një tjetër skandal i madh. Por të gjithë të pyeturit mbrohen ligjërisht se nuk mbajnë mend, pra nuk kanë dijeni për faktin.
Megjithatë, politikisht dhe moralisht kemi të bëjmë me një problem, pasi do të duhej që qeveria e Edi Ramës, t’i gjente rrënjët e abuzimit mbi privatizimin e klubit “Partizani”. Ndaj të cilit bëri edhe betejë gjatë kohës që ishte PS në opozitë.
E në rastin aktual, jo vetëm që nuk e ka bërë, ose më mirë të thuhet e ka bërë, por e ka humbur raportin. Por ka edhe prap më keq. Kur një anëtar komisioni si Fejzi Haxhia zbulon skandalin e pronësisë së familjes Begeja, por nuk kalon shumë kohë dhe e largojnë nga puna. Haxhia, duket e ka kuptuar se përse ka ndodhur kjo, i ka ruajtur dokumentet, e sot ja jep SPAK-ut.
Pyetja e natyrshme, është se si ka mundësi që ministrja Mimi Kodheli, ish-krahu i djathtë i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, ka dështuar në këtë mision auditimi? Pa dashje? Në disa intervista, Kodheli ka deklaruar se babai i saj ka qenë mik i afërt i Sali Berishës në kohën e komunizmit. Po vërtetë mundet që një ministër në qeverinë e Edi Ramës mund të bëjë sipas kokës së vet? Mimi, pas ikjes nga ministre nuk se është qasur më në qeveri. Madje në zgjedhjet e shkuara u la në fund të listës, por që “mbijetoi” falë votave personale që u mblodhën nga mbështetja e PS-së së Tiranës.
Të gjitha këto nuk se e përjashtojnë Edi Ramën, pasi sikur kreu i qeverisë të ketë menduar që vërtetë Mimi e ka tradhëtuar, do ta shpallte ’armik’, siç ka bërë shpesh herë me të tjerë. Duket se këtu kemi të bëjmë me një lëvizje shumë dinake. Që sipas gjasave nuk i është dashur t’i çohen të dhëna dokumentare Adriatik Llallës.
Megjithatë të gjitha këto janë hipoteza, që duhet të sqarohen nga vetë Edi Rama. Pasi në vitin 2020, ishte Taulant Balla që çoi në SPAK denoncimin për ’Partizani’-n. Por kjo ndodhi kur shpërtheu allishverishi i inceneratorëve, që ishte si një përgjjigje për të ndaluar zhurmën.
Po atëherë përse Mimi Kodheli dhe ministria e saj e Mbrojtjes e kanë fshehur raportin për familjen “Berisha” për të mos u gjetur më kurrë? Madje në deklaratat e tyre në SPAK bëjnë sikur vuajnë nga demenca. Nga të gjitha këto argumente kemi të bëjmë sipas të gjitha gjasave jo me një vendim individual të Mimit, por me një orientim të Bablokut. Por për t’u vërtetuar kërkon shpjegim nga të dy se fakti është brenda…/Pamfletimimi kodheli dosja partizani qeveria rama sali berisha
Burimi