Drama e mikrokredive/ Qytetari që piu helm para SPAK u mashtrua nga piramidat financiare, zhvatje dhe presione nga hajdutët e MCA

Drama e mikrokredive/ Qytetari që piu helm para SPAK u mashtrua nga piramidat financiare, zhvatje dhe presione nga hajdutët e MCA

Pal Trashaj

Qytetarit i kanë marrë pronën me pretendimin se nuk ka shlyer kredinë te NOA…

Merr përmasa të rënda ngjarja e ndodhur para dyerve të SPAK, ku një qytetar piu helm duke tentuar t’i japë fund jetës. Ai u identifikua si Pal Trashaj, 63-vjeç. Fillimisht u tha se akti ndodhi për probleme me pronat në qytetin e tij Lezhë, por në fakt situata është më tragjike.
Sipas informacioneve, Pal Trashaj, është mes mijëra qytetarëve që kanë rënë pre e mashtrimit me mikrokreditë.
Ai ka bërë padi në SPAK, teksa kishte kërkuar dhe takim me Altin Dumanin, por që ju refuzua. “Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Mësohet se prej disa vitesh ka pasur probleme me një nga kompanitë e mikrokredititë, ku ai pretendon se e ka shlyer borxhin ndaj, saj por pas disa vitesh sipas tij banka ka pretenduar se nuk ka shlyer borxhin, ku dy përmbarues i kanë marrë pronën.
Në skenë dalin sërish hajdutët e Microcredit Albania, që u arrestuan pak kohë më parë. Vetë qytetari pak kohë më parë e ka denoncuar në media rastin.
“Kam marrë kredi tek NOA dhe e kam shlyer. Pas pesë vitesh më kërkojnë para, kompania ADCA, MCA e cila nuk kërkon ballafaqim me dokumente”, ka thënë ai.
63-vjeçari është transportuar në kohë në spital dhe ndodhet nën kujdeisn e mjekëve.  /Pamfleti

 

pal trashaj 1024×647 1

5f82309f 46a9 4968 baf8 0f21fecc2a52
Burimi