![“Do të na japë një dorë të madhe”, trajneri i Lacios konfirmon kthimin e Hysajt në ekip: Do të jetë në derbin ndaj Romës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/do-te-na-jape-nje-dore-te-madhe-trajneri-i-lacios-konfirmon-kthimin-e-hysajt-ne-ekip-do-te-jete-ne-derbin-ndaj-romes_677839b677340.png-730x440-lajmidites.com.webp)
“Do të na japë një dorë të madhe”, trajneri i Lacios konfirmon kthimin e Hysajt në ekip: Do të jetë në derbin ndaj Romës
👁1031
Me lëndimin e disa elementeve në mbrojtjen e Lacios, trajneri Marko Baroni ka konfirmuar se Elseid Hysaj do të jetë në fundjavë në derbin e kryeqytetit ndaj Romës në kampionat.
“Hysaj dhe Bashiç do të jenë me patjetër në atë ndeshje. Janë djem që luajtën në Kupën e Italisë dhe do na japin një dorë të madhe në fundjavë. Le të përfitojmë nga merkatoja për të futur në listë këta lojtarë”, shprehet Baroni.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Napolit në Kupën e Italisë në fillim të dhjetorit duke luajtur 90 minuta, sfidë e cila përfundoi 3-1 në favor të lacialëve.marko baroni trajneri i lacios elseid hysaj
Burimi