“Do të jetë ndeshje e një fuqie të madhe”, Kastriot Çaushi parashikon finalen e Euro 2024
Kastriot Çaushi
Aktori Kastriot Çaushi, parashikon në finalen e Europianit, një përballje mes Anglisë dhe Spanjës.
Në emisionin “Kampionët”, Çaushi theksoi se do të donte Francën, por shtoi se sipas tij, do të jetë një finale e një fuqie të madhe.
Gjithashtu ai analizoi edhe ndeshjen e fituar nga anglezët ndaj Zvicrës te penalltitë.
“Zvicra dhe Anglia, ruheshin nga njëra-tjetra. Tek Anglia kishin një besim të verbër se nuk do të gabonin te penalltitë dhe po e shtynte deri sa shkoi atje. Realiteti tregoi që nuk humbën asnjë penallti. Kjo ishte shpresa e vetme. Ka rezerva për të bërë më mirë.
Unë projektoj një finale të një fuqie të madhe. Mund të jetë Anglia dhe në krahun tjetër Spanja, pavarësisht se dëshirë kam Francën.”, deklaroi Çaushi. kastriot Çaushi euro 2024 finale
Burimi