Detaje nga plagosja te “Komuna e Parisit”, zbardhet biseda mes efektivit dhe bashkëshortes para ngjarjes

Detaje nga plagosja te “Komuna e Parisit”, zbardhet biseda mes efektivit dhe bashkëshortes para ngjarjes

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku efektivi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta. Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes së tij dhe nipit të policit shtetasit L.B.
Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës ku është shoqëruar me tensione dhe debate.
Në dosje shkruhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte të kërkonte falje.
Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.
Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, ku edhe ndodhi ngjarja, ndërsa në të njëjtën lagje jetonte edhe Lorenc Kosta.
Prokuroria referon se efektivi e ka mbajtur në vëzhgim shënjestrën e tij dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë. Pas veprimit, ku zbret nga makina dhe qëllon disa herë Kostën, telefonon djalin ku e pret te rreth-rrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizon, arrin të kapë djalin e mitur por jo autorin e ngjarjes i cili ndodhet ende në arrati.
Burimi