“Ç’fshihet pas emrit të Petro Belerit”, Ardit Bido zbardh prapaskenat: Kandidimi i tij, cënon integritetin territorial të Himarës
Kreu i Arkivave Ardit Bido tha se Petro Beleri i cili flitet të jetë kandiodat për zgjedhjet në Himarë, bëri fushatën e të atit Fredi Beleri për eurodeputet në Greqi, ku sipas tij fliste për tezën e Epirit të veriut.
Drejtori i arkivave tha se kandidatura e tij nuk mund të jetë e pranueshme pasi sipas tij ai është një person irredentist i cili cënon integritetin territorial të Himarës.
“Unë kam disa probleme se si i pasqyrojmë emrat. Ne themi Petro Beleri dhe e hedhim kështu si “hajt mo”. Petro Beleri në gjithë fushatën për eurodeputet, e bënte ai duke takuar njerëzit, e duke folur për Epirin e Veriut. Mediat shqiptare kur duan dinë greqisht, kur s’duan nuk dinë. Nxirrni deklaratat e Petro Belerit. Unë i kam nxjerrë në rrjetet e mia sociale. E para e punës kemi të bëjmë me një irredentist, është e papranueshme.
E dyta, OMONIA është faktor në Bashkinë e Himarës, është forcë e tretë në Himarë. Bashkia e Himarës është e përbërë nga 85% shqiptar dhe 15% janë të deklaruar grek. Hedhja e emrit të Petro Belerit si një alternativë, e cila, s’kemi ç’bëjmë, është një person irredentist, i cili cënon integritetin territorial. Nga ana e nacionalizmit grek, duan zhurmë e duan të helenizohet Himara, është që të venë e të kërcënohen shqiptarët që një pjesë e mirë kanë dy shtetësi, e marrin pension nga Greqia”, tha Ardit Bido në Euronews Albania.
petro beleri himare ardit bido
Burimi