“Çfarë fiton opozita me bllokimin e rrugëve?” Ngjela: Janë vënë të gjithë në shërbim të Saliut

“Çfarë fiton opozita me bllokimin e rrugëve?” Ngjela: Janë vënë të gjithë në shërbim të Saliut

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e nesërme të opozitës. Ai tha se protestat drejtohen nga kreu i Partisë Demokratikë Sali Berisha, i cili ndodhet në regjim burgu.
Sipas tij, PD është duke humbur përkrahjen me bllokimet e rrugëve, në një kohë që duhet të ishte në terren për zgjedhjet 2025.
Ngjela shton se me këtë sjellje opozita nuk shkon askund, ndërsa shton se kjo është një fitore për PS.
“Kjo është shkatërrim, pse duhet ta bllokosh kryeqytetin, do të marrësh pushtetin, i drejton Saliu po ai është në regjim burgu dhe ku dihet se si e ka optikën e tij. Ja dolën do ti shkaktojnë dëme qytetarëve dhe bizneseve, ca do të fitojnë. Ata s’kanë idenë, është humbje ekuilibri dhe janë në favor të PS këto. PD vijon që të humbas përkrahje. Pushteti merret me votë, në vend që të organizohet për zgjedhjet që po vijnë bëjnë këto. Sali është arrestuarit nga SPAK që e paguajnë ndërkombëtarët. Nuk arrijnë asgjë, dëmtojnë veten”, tha Ngjela për “Report Tv”.
Burimi