Çfarë dhuratash mori Evis Kushi nga italianët? Ish-ministrja kujtohet të reagojë pasi i doli emri te skandali me diplomat

Çfarë dhuratash mori Evis Kushi nga italianët? Ish-ministrja kujtohet të reagojë pasi i doli emri te skandali me diplomat

Ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi është kujtuar të reagojë për skandalin me shitjen e diplomave në Itali. Në kuadër të hetimeve u zbulua një rrjet që merrje me falsifikim diplomash, ku mes të arrestuarve eshtë dhe kreu i kolegjit “Wisdom” në Tiranë. Në dosje del se italianët kanë dhënë dhurata për përfaqësuesit e ministrisë, përfshirë dhe zonjën Kushi.
Kjo e fundit është kujtuar vetëm tani të reagojë, duke u kapur pas akreditimeve dhe në fund me një fjali shprehet se nuk ka marrë dhurata. Ndërkohë që vartësja e saj e kishte përlarë një çantë Luis Vuitton.

Reagimi i Kushit

Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit Wisdom, dua t’ju sqaroj se:
Në dosje ka një paragraf ku thuhet: “Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.
Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.
Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.
Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simobolika të tilla.

 
Burimi