Censi/ Tirana qarku me më shumë banorë, Kukësi i fundit!
👁3331
Mes të dhënave të shfaqur pas publikimit të rezultateve, është edhe ai i shpërndarjes së banorëve sipas qarqeve.
Tirana mbetet qarku me më shumë banorë me 758 513, Fieri vjen i dyti me 240 377 banorë, më pas vjen Elbasani me 232 580, teksa Durrësi është vetëm i katërti.
Sipas rezultateve të mbledhura, qarku me numrin më të vogël të banorëve mbetet ai i Kukësit me 61 998.
Kujtojmë se Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censin 2023 të Popullsisë dhe Banesave. Në bazë të të dhënave në Shqipëri rezultojnë 2.412.113 banorë, konkretisht 755 mijë familje, me madhësi 3.2 anëtarë.
Popullsia e vendit nga viti 2011 ka rënë me 409,831 banorë ose afro 17%.
Burimi