Biden u “përul” para Mesit për t’i dhënë çmimin më të lartë civil në SHBA, argjentinasi justifikohet për mungesën në Shtëpinë e Bardhë

Biden u “përul” para Mesit për t’i dhënë çmimin më të lartë civil në SHBA, argjentinasi justifikohet për mungesën në Shtëpinë e Bardhë

Lionel Mesi u dekorua këtë të shtunë nga presidenti amerikan Joe Biden me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, dekorata më e lartë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Megjithatë, futbollisti argjentinas që luan për Inter Miami nuk mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington DC dhe përfundoi duke e justifikuar mungesën e tij me një deklaratë zyrtare.
“Shtëpia e Bardhë ka njoftuar FIFA-n, e cila ka njoftuar klubin në fund të dhjetorit, se Leo do të nderohej me këtë medalje mirënjohjeje”.
“Leo, përmes klubit, i dërgoi një letër Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ndihej thellësisht i nderuar dhe se do të ishte një privilegj i thellë të merrte këtë medalje mirënjohjeje, por për shkak të konflikteve në planifikim dhe angazhimeve të mëparshme, ai nuk do të ishte në gjendje të ishte i pranishëm dhe theksoi se shpreson të jetë i pranishëm në të ardhmen”.lionel mesi sulmuesi argjentinas
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente