Berisha u la i lirë, Noka “zbulon” arsyen: Çfarë e detyroi narkodrejtësinë t’i japë fund sagës së vuajtjeve për opozitën
Deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me lirimin nga arresti të kreu të PD, Sali Berisha, duke “zbuluar” kështu arsyen që çoi GJKKO në marrjen e këtij vendimi.
Sipas tij, Berisha e ka paguar me të padrejtë çmimin e lirisë, ndërsa shprehet se “presioni i opozitës dhe qytetarëve e detyroi narkodrejtësinë t’i japë fund një sage vuajtjesh për opozitën dhe izolimi për liderin e saj”.
Noka tha se kjo është një ditë shumë e bukur për të gjithë shqiptarët.
“Sot është një ditë shumë e bukur. Liria ka një çmim, demokratët dhe Sali Berisha si lider i tyre e ka paguar me patëdrejtë çmimin e lirisë më shumë se çdo kush tjetër në këtë vend por kjo tregon se kush qëndron, kush lufton për të drejtën dhe të vërtetën do vijë një moment që do triumfojë dhe fitojë.
Demokratët kaluan një kalvar të pashoq nga regjimi dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Soros. Drejtësia nën kthetrat e Soros bëri gjithçka për të likuiduar këtë forcë dhe liderin e saj. Sot, lideri i PD dhe i opozitës është i lirë falë qëndresës së demokratëve, falë rezistencës së tyre, falë përballjes së tyre, falë luftës së tyre, falë edhe të vërtetës.
E vërteta vonon, por kurrë nuk harron. Presioni i opozitës dhe qytetarëve e detyroi narkodrejtësinë t’i japë fund një sage vuajtjesh për opozitën dhe izolimi për liderin e saj.dhe qëndresa, lufta, rezistenca, presioni i pareshtur i demokratëve e detyroi dhe e gjunjëzoi këtë narkodrejtësi.
Drejtësia e pa që Strasburgu po çelte dritën jeshile dhe do rrëzonte të gjithë vendimet e narkodrejtësisë dhe u ngut në tentativë për të shpëtuar fytyrën e vet. Strasburgu do i çirrte maskën narkodrejtësisë së Sorosit në Shqipëri, prandaj u ngutën për të larë atë që kishin përmjerë deri tani”, e mbylli fjalën e tij Flamur Noka.
Burimi