Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje 2 vite më parë

Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje 2 vite më parë

Sali Berisha

Për herë të parë nga arresti i shtëpisë, Sali Berisha ka zhvilluar një videokonferencë me gazetarët pasi struktura antikorrupsion e mori zyrtarisht të pandehur me akuzën e “Korrupsionit pasiv” për dosjen e ish kompleksit Partizani.
Sali Berisha përveç se sulmoi prokurorët e SPAK, tha se Rama dhe Balla organizuan një atentat ndaj tij para 2 viteve.
Por sipas ish kryeminsitrit, ky plan i tyre dështoi.
‘Rreth dy vite më parë, Edi Rama dhe Taulant Balla organizuan atentat ndaj meje në mes të ditës.Dhe të garantoj tani që para tij, në korridoret e këtyre kriminelëve, flitej se janë orët e fundit të Sali Berishës.
Unë vazhdova mitingun, pa asnjë plan B.
Harrojeni, përpjekja për t’i uzurpuar PD-së udhëheqjen, u përpoqën ç’është e vërteta, kjo nuk është sekret.
Por dështuan dhe do dështojnë.Ky është realiteti.Kjo është betejë për sovranitetin e vendit.
Nuk është një betejë dosido…’, tha Berisha.
Më tej Berisha akuzoi edhe njëherë tjetër SPAK-un.
Berisha i quajti monstra, duke thënë: “Ambasadorja Yuri Kim ua serviri shqiptarëve si heronjtë e fëmijëve të tyre, por në fakt janë monstrat me raste konkrete të fëmijëve tanë, përfshi këtu fëmijët autikë”.
Berisha tha se SPAK-u ka vendosur në dosje “Partizani” emrat e fëmijëve autikë, të cilët kanë pranuar bamirësi nga dhëndri dhe vajza e tij.
“Në aktakuzën e tyre, monstrat e fëmijëve tanë nxjerrin se Argita dhe Jamarbër Malltezi paskan korruptuar mua dhe Liri Berishën sepse në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë në fondacion tarifën e trajtimit të fëmijëve autikë të disa familjeve që nuk e paguanin dot atë që nga viti 2010 gjer në vitin 2022, dhe në total ky çift ka kontribuar me rreth 118 mijë euro.
Nuk është zakon kurrë të falënderosh publikisht familjarët, por nuk mund të ndalem pa i falënderuar me shumë mirënjohje Abin dhe Argitën sepse kanë mbajtur, kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë dhe bamirësinë, e cila ka pasur në kohëra vlerësimet më të larta.”, tha Berisha. sali berisha atentat
Burimi