Berisha paska punë të gjatë përpara, juristi tregon se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj tij

Berisha paska punë të gjatë përpara, juristi tregon se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj tij

“Procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë mund të zgjasë minimumi 1 vit”, kështu është shprehur juristi Jordan Daci.
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Daci ka thënë se Berisha mund t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë së komunikuar nga SPAK, atë të “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë”.
-A mund t’i drejtohet gjykatës për të ndryshuar akuzën ndaj tij?
Jordan Daci: Sigurisht që mund t’i drejtohet. Gjyqtari i seancës paraprake pasi njihet me cilësinë e materialit dhe me dosjen që do të ketë përpara është i aftë të gjykojë nëse do të vazhdojë apo jo masa. Madje e ka për detyrë që edhe pa e kërkuar pala, ta vlerësojë vetë nëse duhet të vijojë ose të ndryshojë masën.
Jam i sigurt që mbrojtja e Berishës pretendon pafajësi dhe detyrimisht janë të detyruar të futen me gjykim të zakonshëm. Një proces si ky me këtë ngarkesë që ka qoftë edhe pjesën politike, duke pasur parasysh edhe futjen e dëshmitarëve, do të zgjasë minimumi 1 vit vetëm në Shkallë të Parë.
Deri në Apel mund të marrë vite për të marrë formë të prerë. Afatet në GJKKO janë më të shkurtra se në gjykata të tjera. Skenari ideal do të ishte 1 vit.

 
Burimi