Berisha i pandehur nga SPAK, Beci: Nuk do t’i ndryshohet masa e sigurisë
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka folur për marrjen si të pandehur të Berishës nga SPAK. Ai tha se proceduarialisht Prokuroria Speciale ka avancuar, duke formalizuar akuzën.
Beci u shpreh se në pikëpamjen proceduriale nuk ka gjasa që të kemi një lehtësim të masës së sigurisë ndaj Sali Berishës deri në përfundim të gjykimit.
“Në aspektin procedurial, SPAK me aktin e marrjes së Berishës si të pandehur duhet të thotë provat e reja që e kanë avancuar çështjen.
Në momentin që u mor i pandehur, SPAK nuk ka më asnjë mundësi që të mbyllë çështjen, që do të thotë se SPAK ose ka forcuar provat që ka pasur ose ka gjetur prova të reja. Kjo është ana proceduriale”, tha Beci për “News 24”.
Ai u shpreh se dosja përbëhet nga 500 faqe dhe duhet të përfshijë provat e reja, ose përforcimin e provave që kishte dhe kjo mbetet sfidë për SPAK.
Burimi