Berisha del nga arresti, rikthehet në selinë e PD pas 331 ditësh
Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë ditën e sotme nga arresti dhe është pritur me brohorima poshtë banesës në rrugën “Mustafa Matohiti” nga militanët e PD që e kanë shoqëruar drejt selisë blu.
Mbështetës të Berishës janë mbledhur në selinë blu ku ish kryeministri po mban fjalimin e parë fizikisht përballë gazetarëve dhe mbështetësve të tij pas lirimit nga arresti shtëpiak.
‘U kry dhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen fatale. Monstrat e Edi Ramës dhe George Soros dështuan përfundimisht’ tha Berisha.
Berisha u vendos nën arrest në 30 dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
“Sot nuk fitoi Sali Berisha por e vërteta, sot ka fituar ligji dhe kushtetua, sot ka fituar Shqipëria. Këtë vit kam thyer rekord për numër fjalimesh rreth 330 të tilla ndërsa tani e tutje veprimi do të jetë kryefjala ime”, tha kreu i PD.
Vendimi për lirimin e Berishës është marrë nga gjyqtarja e GJKKO Flojera Davidhi, që ka sjellë revokimin e masës së sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Berisha.
Pas vendimit, avokati mbrojtës i Berishës, Genc Gjokutaj ka dalë në një prononcim për mediat ku ka bërë të ditur se nga sot, kryedemokrati është i lirë. Ai ka thënë se gjykata ka konstatuar se për Berishën nuk qëndrojnë më kushtet dhe kriteret për caktimin e asnjë lloj mase sigurimi.
Në një dalje për mediat, avokati i tij u shpreh se nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi nga Berishës. Sipas Gjokutaj gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie.
“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën.
Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.
Berisha ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023.sali berisha
Burimi