Bellingam për finalen me Spanjën: Të lodhur, por kemi edhe një sforco!
Sulmuesi i Anglisë, Xhud Bellingam, duke folur për “BBC Radio 5 Live” rikonfirmoi edhe njëherë shpirtin e garës së “Tre luanëve” që e vendosën veten përballë Spanjës në finalen e Europianit këtë të diel.
“Ju thamë herën e fundit që ne jetojmë për të luftuar një ditë tjetër. Një tjetër gol i vonë, por do të ishte mirë të shënonim të parët dhe të kishim atë qetësinë mendore. Kur ata shënuan golin e parë nuk mendoja se po luanim keq, ishte një finalizim i mirë për të qenë i sinqertë. Jam vërtet krenar për djemtë. Reagimi, qëndrimi dhe mentaliteti. Cilësia është një gjë, por ato karakteristika nuk mund t’i mësoni në stërvitje. i merrni nga përvoja dhe njëri-tjetri.
Tani kemi një ndeshje më shumë. Ne jemi të lodhur, ka qenë një sezon i gjatë, por kjo është një shtytje e fundit për vendin tonë dhe për historinë”, tha ylli i Realit të Madridit, i cili luan shumë edhe për “Topin e Artë” në rast të një suksesi në Berlin të dielën.
Ai u ndal të komentonte edhe rivalët spanjollë, të cilët i njeh shumë mirë, por edhe emocionet e golit të Oli Uotkins, për të cilin tha se është shumë i lumtur: “Ne do të marrim kritika kur nuk luajmë mirë, por është e rëndësishme që ta ndërtojmë atë rezistencë ndaj tyre dhe të bashkohemi dhe t’i fitojmë këto ndeshje. Këto momente janë të mrekullueshme, na bashkon si një ekip dhe një familje. Këto momente na bëjnë më të bashkuar dhe ne e marrim atë në finale tani. Oli Uotkins hyri në lojë dhe shfrytëzoi mundësinë e tij. Unë jam shumë i lumtur për të. Ju nuk po e nisni titullar çdo ndeshje si për klubin tuaj dhe kjo është e vështirë për një futbollist. Ai hyri nga stoli dhe na fitoi ndeshjen.
I jemi me të vërtetë mirënjohës, sepse nuk jam i sigurt nëse kisha një tjetër 30-minutësh në këmbët e mia. Ai është heroi dhe na shpëtoi. Spanja është dukur e mrekullueshme, ata janë dukur shumë mirë në këtë Europian. Tani ne do të ulemi dhe do të analizojmë se si ata luajnë për të kuptuar më mirë se çfarë duhet të bëjmë të dielën. Do të bëjmë analizën e duhur për këtë ndeshje. Është vetëm një ndeshje teke dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të jetë interesante të shkojmë dhëmbë për dhëmbë me ta.
Burimi