Belgjika zhgënjen por kualifikohet në 1/16, Rumania pret biletën si “kokë grupi”, Ukraina i thotë lamtumirë Europianit

Belgjika zhgënjen por kualifikohet në 1/16, Rumania pret biletën si “kokë grupi”, Ukraina i thotë lamtumirë Europianit

Belgjika ka zhgënjyer tifozët e saj, teksa ndeshja e luajtur në “MHP Arena” të Shtutgartit përballë Ukrainës është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Ky barazim i ka mjaftuar ekipit të Domeniko Tedeskos për t’u kualifikuar në raundin e 1/16, duke u renditur në vendin e dytë në grupin E.
Ndeshja tjetër e këtij grupi; ajo  mes Sllovakisë dhe Rumanisë në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit është mbyllur në barazim 1-1.
Sllovakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 26. Kuçka krosoi nga krahu i djathtë i zonës dhe gjeti Dudan në zonë, aty ku ky i fundit goditi me kokë dhe gjeti rrugën e rrjetës.

Në minutën e 37, rumunët rikthyen baraspeshën. Marin nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur një predhë nga krahu i majtë dhe dërgoi portierin sllovak në krahun tjetër.

Një barazim që i kualifikon të dyja ekipet me 4 pikë, me Rumaninë që merr vendin e parë, ndërsa Sllovakia kualifikohet si e treta më e mirë e grupit E. Renditjen e mbyll Ukraina në vendin e 4 me 4 pikë, por për shkak të golavarazhit, ukrainasit i thonë lamtumirë “EURO 2024”.belgjika sllovakia ukraina rumania
Burimi