Bardhi përplaset me policët: Shkoni arrestoni ushtarët e Suel Çelës, keni ekzekutuar vetëm 5 urdhër-arreste

Bardhi përplaset me policët: Shkoni arrestoni ushtarët e Suel Çelës, keni ekzekutuar vetëm 5 urdhër-arreste

Deputeti Gazment Bardhi ka debatuar me policët gjatë protestës në sheshin “Willson”. Policia tentoi të shpërndante protestuesit, por ndërhynë deputetët. Bardhi u kërkoi policëve të merren me bandën e Elbasanit dhe jo me ta.
“Asnjë arsye as për të dhunuar, as rrethuar deputetë e opozitës me forca speciale. Ne nuk jemi kriminelë, nëse ju keni forcë ekzekutoni urdhëra-rrestet për bandën e Elbasanit, se keni kap vetëm 5 nga 19. A ke forcë, shko kap bandën e Elbasanit. Këta janë kundër popullit qytetarëve dhe deputetëve të opozitës”, tha ai.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente