Ballkani triumfon me përmbysje dhe hedh një hap të sigurt drejt raundit të dytë, Deçiç me një “këmbë” jashtë Champions
Ballkani i Ilir Dajës triumfoi mbrëmjen e sotme me përmbysje 1-2 ndaj kampionëve të Andorrës, UE Santa Koloma, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 22 me El Ghazouin, ndërkohë që kampionët e Kosovës, përmbysën gjithçka me golat e Emerllahut dhe Karricës në minutat 42 dhe 90.
Vlen të theksohet fakti se asistin e golit të dytë e dhuroi ish-kapiteni i Tiranës, Ismajlgeci. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave, teksa kualifikimi mbetet një formalitet për ekipin e Dajës, që është favorit absolut në letër.
Skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiç pësoi disfatë 3-0 ndaj TNS në Uells, takim ky që u luajt në “Park Hall”. Dopieta e Jang dhe goli i Devis i siguruan TNS-së një sukses të rëndësishëm, duke bërë kështu që të shkojnë të qetë në aktin e kthimit.ballkani deçiç skuadrat shqiptare champions league
Burimi