Babai i Gelardina Prodanit i futet biznesit 78-vjeç/ Si po i pastron paratë e aferave sekretarja e 3 ministrive, në skenë edhe burri muzikant

Babai i Gelardina Prodanit i futet biznesit 78-vjeç/ Si po i pastron paratë e aferave sekretarja e 3 ministrive, në skenë edhe burri muzikant

Jemin Duçka dhe Voltan Prodani, vjehrri që luan domino dhe dhëndri që i bie kitares, posedojnë një pasuri me vlerë miliona euro nga ish Blloku, Durrës deri në Palasë, që do ta kishin zili edhe biznesmenët me historik biznesi prej 30 vitesh.

Sekretarja e përgjithshme 10-vjeçare e tre ministrive, Financave, Shëndetësisë dhe aktualisht e Mbrojtjes, Gelardina Prodani, vitet e fundit ka nisur të pastrojë paratë e dyshuara si produkt i aferave korruptive, përmes babait të saj pensionist Jemin Duçka, 78 vjeç, bashkëshortit muzikant Voltan Prodani dhe njerëzve të tjerë të afërt.
Jemin Duçka dhe Voltan Prodani, vjehrri që luan domino dhe dhëndri që i bie kitares, posedojnë një pasuri me vlerë miliona euro nga ish Blloku, Durrës deri në Palasë, që do ta kishin zili edhe biznesmenët me historik biznesi prej 30 vitesh.
Të gjitha pasuritë dhe kompanitë fantazmë, dyshohet se janë produkt i aferave korruptive me koncensionet, tenderat dhe privatizimet e Gelardina Prodanit si sekretare e përgjithshme për 6 vite me radhë në Ministrinë e Financave dhe për 3 vite në Ministrinë e Shëndetësisë, me pagë që nuk i mbulon as shpenzimet për udhëtime jashtë vendit.

Pjesë e skemës janë edhe disa kompani që kanë përfituar prona, koncensione dhe tendera me fimën e Gelës, të cilat kanë kontribuar, duke financuar arrestimet e banesave dhe biznesve, optimizuar bilancet e kompanive fantazmë dhe forma të tjera të sofistikuara korrupsioni, duke përfshirë edhe sponsorizim pushimesh luksoze, bizhuteri dhe dhurata të shtenjta.

Fakte dhe rrethana
Në 15 janar 2020, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, me porosi të ministres Ogerta Manastirliu, ndryshon kontratën me kompaninë e shërbimit të sterilizimit SaniService, duke parashikuar zgjerimin e shërbimit dhe rritjen e kostos për buxhetin e shtetit.
Duke amenduar kontratën koncensionare të vitit 2015, Ogerta Manastirliu dhe Gelardina Prodani, parashikuan që kompania SaniService mund të ofrojë setet kirurgjikale përtej tavanit të përcaktuar në kontratë, 63 mijë operacione në vit, duke aplikuar një zbritje të 25 % të çmimit për çdo shërbim me pajisje për operacionet përtej numrit 63 mijë.
Dy vjet më pas, në 23 gusht 2022, bashkëshorti i Gelardina Prodanit, Voltan Prodani (muzikant), hap një biznes në Resortin Green Cost në Palasë, me objekt shfrytëzim të plazhit privat.
Në qershor të vitit 2023, Voltan Prodani, figuron me restorant, bar, piceri, çadra plazhi etj., një biznes fitimprurës në Palasë, zonë e frekuentuar kryesisht nga pasanikë.

Nga verifikimet rezulton se bëhet fjalë për Palesté Restaurant And Beach Bar në Palasë, i cili nuk rezulton as si emër tregtar në regjistrat e biznesit, por është kamufluar në niptin L81905507V, që i përket bashkëshortit të Gelardina Prodanit, si person fizik.
Nuk dihet se si çifti e ka siguruar një pasuri të tillë me vlerë qindra mijëra euro, nëse është një pasuri e fshehur apo marrë me qira, dhe se si e kanë sigurar plazhin privat në zonën më të lakmueshme të bregdetit shqiptar.

Ka gjasa që pronare faktike e restorantit me vlerë qindra mijëra euro investim, është Gelardina Prodani, por që mund t’a ketë kamufluar me kontratë qiraje, ashtu siç ka fshehur në emrin e babai pensionist pasuri qindra mijëra eruo në Tiranë, sidomos në zonën e ish Bllokut.
Një muaj më pas, në korrik të vitit 2023, del në skenë Jemin Duçka, 78 vjeç, babai i Gelardina Prodanit, si biznesmen në Palasë. Jemin Duçka shfaqet si person fizik me nipt M36917201V, me objekt aktiviteti njëlloi si dhëndri, restorant, bar- kafe, fast -food, beach-bar dhe dhënie çadra me qera.

Më herët (viti 2019), babai i Gelës, Jemin Duçka, themelon kompaninë GMB, me nipt L96521202T, me objekt konsulencë shpim puse nafte.

Kompania rezulton fantazmë, pasi babai i Gelës, luante domino dhe kalonte kohën me nipërit e mbesat, por kjo nuk do të thotë se nuk e dinte se e vije po përdorte emrin e tij për qarkullimin e parave.
Me këtë kompani, sekretarja portative e 3 ministrive dyshohet se ka pastruar dhjetëra mijëra euro. Si u pasurua Geraldina Prodani me rrogën dhe një kredi!
Kur është ngjitur për herë të parë në funksione të larta publike në vitin 2004, në Ministrinë e Financave, Gelardina Prodani deklaronte se ishte pronare i vetëm 1/4 të një apartamenti parafabrikat si dhe i një makine me vlerë 4 mijë USD.

Këto ishin të vetmet pasuri të saj.Të ardhurat e Gelardina Prodanit ndërvite përbëhen nga paga e saj dhe të ardhura si anëtare boredesh dhe këshillash.
Të ardhurat e ligjshme nuk mjaftojnë as për të mbuluar stilin e jetës së zyrtares, veshje, aksesorë, udhëtime, pushime luksi etj.
Ndërkaq, të ardhurat e bashkëshortit ndër vite janë modeste si mësues muzike si dhe nga një biznes shitje veshmbathjesh në Durrës.
Voltan Prodani deklaron deri në 15 mijë euro të ardhura në vit nga aktiviteti artistik në Itali. Megjitjatë, çifti, për të përballuar koston e jetës, ka marrë herë pas here borxhë në banka.

Sot, zonja Geraldina Prodani ka një pasuri të deklaruar dhe të fshehur me vlerë miliona euro, të krijuar pas vitit 2013, kur u katapultua sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, ndonëse të ardhurat e ligjshme nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm.
Një apartament e ka deklaruar te rruga e Elbasanit me vlerë 150 mijë euro. Në fakt apartamenti kushton 300 mijë euro, ndërsa arredimi mbi 500 mijë euro, për shkak të pikturave të shtrenjta dhe mobiljeve, pa llogaritur bixhuteritë.

Apartamenti ndodhet tek pallati i famshëm i korrupsionit Park Gate, përballë Fakultetit Ekonomik, pranë Parkut të Liqenit.
Aty banojnë ish ministra dhe drejtorë, të cilët apartamentet i kanë në emër të disa oligarkëve dhe bosëve të drogës.Një tjetër apartment ku jeton vetë, zonja Prodani, e ka në ish Bllok dhe kushton rreth 700 mijë euro, të cilin e ka deklaruar gati 10 herë më pak.
Ftojmë SPAK që të bëjë një verifikim të arredimit të çmendur të Gelës, e njohur për shijet e holla dhe luksin, para se mobiliet t’i zëvëndësojë tek Shtëpia e Ofertave për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.
Një tjetër apartment, Gelardina Prodani e ka në emër të babait, Jemin Duçka, në Tiranë, me vlerë rreth 250 mijë euro, të deklaruar me çmim qesharak.
Për të mbuluar këto pasuri, si gjethe fiku, Gela ka marrë një kredi bankare rreth 130 mijë euro. Prapaskena, mëson se kredia nuk mbulon as vlerën e pikturave tek një nga apartamentet.
Ndërkaq, në emrin e babait, Gelardina Prodani ka fshehur edhe disa apartamente të tjera në Tiranë dhe Vlorë. Bashkëshorti i Gelardina Prodanit, Voltan Prodani, rezulton se ka tre pasuri në bashkëpronësi, ku më e rëndësishmja një apartament 126 m2 të trashëguar në vitin 2022 në Durrës.

Ndërkaq, krahas tre pasurive të deklaruara dhe plazhit privat në Palasë, Voltan Prodani ka kthyer në privat njê tjetër plazh publik në Durrës, pranë Hotel Adriatik.
Gela në SPAK
Gisa ditë më parë, në derën e SPAK kanë hyrë si ‘pula të lagura’ Ogerta e Manastirliu dhe Gelardina Prodani, e para natën për të mos rënë në sy, ndërsa e dyta ditën.
Që të dyja janë pyetur për rolin e tyre në dosjen e sterilizimit, si përgjegjëse për devijimin e zbatimit të kontratës koncensionare me kosto miliona euro në buxhetin e shtetit.
Gelardina Prodani e ka përjetuar dramatikisht paraqitjen në SPAK. Ajo ka bërë rezistencë duke pretenduar se ishte me pushime. Zonja Prodani ka sfiduar fletë-thirrjen e SPAK-ut për t’u paraqitur në orën dhe ditën e caktuar, me justifikimin se nuk mund t’i ndërpriste pushimet.
Në këto rrethana, ajo ka marrë një mesazh paralajmërues nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili i ka bërë me dije se do të shoqërohej me forcë nga policia nëse nuk paraqitej.
Ka mjaftuar ky mesazh që zonja Prodani të nisej me urgjencë për Tiranë. Madje nga nxitimi, sipas burimeve, ka bërë edhe një aksident, me pasojë vetëm dëme materiale.
Sekretare në 3 ministri dhe disa afera
Gelardina (Duçka) Prodani konsiderohet si sekretarja e përgjithshme portative pasi lëviz nga ministria në ministri, ndërsa firmos çfarë t’i dalë para, por edhe dorën e ka shumë të rëndë.

Zonja Prodani ka qenë sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Financave 2013-2019, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë 2019-2022 dhe nga viti 2022 sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes.
Si sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për 3 vite, 2019-2022, Gela u përfshi në afera me pasoja të rënda. Bashkë me Manastirlleshën, dhe nën komandën e Klod Allajbeut, Gela devijoi fondet e pandemisë tek Klodi dhe shokët e tij.
Gela dhe Manastirllesha, nën urdhrat e Tigrit të korrupsionit, sot në kërkim ndërkombëtar dhe kumbarit të tij Klod Allajbeu, u përfshinë në shkeljen e kontratave, aferave me nënkontratimet dhe pagesat pa bërë punë, për koncensionin e hemodializës së Klodit dhe check up-it të Vilma Nushit. Vjedhja e fondeve publike është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ndërkaq, Vilma Nushi, pasi u pyet në SPAK, besohet se është arratisut nga frika e arrestimit.
Gjithashtu u rrit kostoja për koncensionin e sterilizimit me dy urdhra të Gelës dhe të Erion Manohasës, ndërsa u finalizua koncensioni korruptiv i laboratorëve me pronar në letra Janis Karathano, shok me babin e Gelës. Vijon me fakte të pabulikuara më parë…/Prapaskenagelardina prodani babai biznes para afera sekretarja e 3 ministrive
Burimi