Austria i “këput” 3 ‘tulipanë’ Holandës dhe merr vendin e parë, Franca zhgënjen përballë Polonisë

Austria i “këput” 3 ‘tulipanë’ Holandës dhe merr vendin e parë, Franca zhgënjen përballë Polonisë

Austria i “këput tulipanët” Holandës. Austriakët kanë triumfuar me rezultatin 2-3 dhe kanë marrë vendin e parë në grupin D.
Ekipi i drejtuar nga Ralf Regnik zhbllokoi sfidën në minutën e 6. Një krosim në zonë nga Aleksandër Pras u devijua në mënyrën më të gabuar të mundshme nga Daniel Malen, me këtë të fundit që shtyu topin drejt portës së tij.
Sapo nisi pjesa e dytë, Holanda barazoi shifrat. Simos gjeti të lirë Gakpo, i cili shmangu një mbrojtës dhe lëshoi një gjuajtje të shkëlqyer.
Në minutën e 59, Austria kaloi sërish në avantazh. Aksion i shpejtë i austriakëve në krahun e majtë, topi shkon te Shmid i cili gjuajti me kokë dhe De Vraj dërgoi topin në portën e skuadrës së tij.
Në minutëne 76 Depaj tundi rrjetën dhe barazoi shifrat për “tulipanët”. Fillimisht goli u anulua për prekje të topit me dorë të sulmuesit, por VAR-i korrigjoi vendimin e gjyqtarit në fushë.
Në minutën e 80, Sabitzer mori një pasim në të majtën dhe lëshoi një predhë që nuk i la kohë portierit të reagonte.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Franca dhe Polonia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1.
Mbape zhbllokoi sfidën në minutën e 56. Mbape u tregua i qetë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha avantazhin “Gjelave”.
Në minutën e 78, Levandoski humbi penalltinë e parë pasi Menja e priti por lëvizi para kohe dhe gjyqtari sinjalizoi që penalltia të goditej sërish. Herën e dytë Levandoski nuk fali.franca holanda austria polonia
Burimi