Atentat 24-vjeçarit shqiptar në Greqi, qëllohet me breshëri plumbash teksa udhëtonte me motor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selanik të Greqisë, ku një 24-vjeçari shqiptar i është bërë atentat.
Mësohet se Ronaldo Pecaku është qëlluar me armë zjarri në bark, teksa ishte duke udhëtuar me motor. 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme dhe u dërgua menjëherë në spital.
I riu rezulton person me precedent të mëparshëm penal, i arrestuar për vjedhje në korrik të vitit 2021. Paraprakisht dyshohet se ndaj tij është hapur zjarr nga një tjetër motor që po e ndiqte.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente