Arrestimi i Durim Bamit dhe Astrit Avdulajt, gazetarja: Fati i Ervis Martinajt në duart e tyre, njëri do të kthehet në “pendito”
Gazetarja Dorjana Bezat ka folur për “kokën” e bandës së Shijakut Astrit Avdylaj, i cili u arrestua disa ditë më parë, pasi dyshohet se ishte personi i fundit që kontaktoi me Ervis Martinaj. Ky u fundit, vijon të jetë i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.
Një tjetër personazh i krimit, Durim Bami ra në pranga më 12 qershor në Dubai, ndërsa ishte ende në kërkim nga SPAK.
Gazetarja tha se ekziston bindja që një nga këta personazhe të krimit të cilët kanë rënë në pranga kohët e fundit do të pendohet mbi fatin e Martianajt.
”Drejtësia ka bindjen që një nga këta personazhe të krimit të pendohet mbi fatin e Ervis Martinajt”, tha Bezat për “TCH”.
Nga ana tjetër, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj u shpreh se nuk beson se Avdylaj do të jetë i penduari i drejtësisë.
“Tek pjesa e bashkëpunëtorit të drejtësisë nuk mendoj se mund të jetë Avdylaj, shpjegova pak pozitën e tij, në raport me ligjin duhet të citoj diçka të madhe, në këtë aspekt nuk mendoj se do të jetë në këtë pozitë, janë dy momente nuk besoj të jetë, mund të shpjegojë pyetjet që mund të pyesë prokurori që vijon hetimet, nëse Avdylaj rrëfen pyetjet që t’i bëhen do t’i japë një shans prokurorisë që të ecë hetimet mbi fatin e Martinajt.
Nuk mendoj që ne si publik dhe as mediat, nuk i kemi të gjitha të dhënat që na janë servirur në rrugë të ndryshme. Mendoj që Prokuroria ka të dhëna të tjera që s’i dimë, për shkak të hetimit ne të mos i dimë”, tha Hajdarmataj.
Burimi