Armando Broja në ‘radarët’ e Juventus, “Zonja e Vjetër” kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar!
Pas lidhjes së emrit të tij me shumë klube angleze, sulmuesi shqiptar Armando Broja duket se ka përfunduar në radarët e skuadrave italiane. Duke qenë se Milan e gjeti zgjidhjen për sulmin te Alvaro Morata dhe hoqi dorë nga Broja, duket se interes ka shfaqur rivali i tyre, Juventus.
Pas Mario Mitajt, Juventus ka nisur interesimet serioze edhe për Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi shihet si njeriu kyç për planet e trajnerit Tiago Motta, i cili sheh te Broja njeriun që mund të zgjidhë ndeshjet.
Me polakun Milik drejt largimit te Besiktasi, hapësirat që krijohen te Juventusi në sulm i japin shumë përparësi afrimit të Brojës në merkaton verore.
“Ai është një sulmues i talentuar, fizik dhe me këmbë të mësuara për lojë, ndaj është i dobishëm për lojën dhe filozofinë e Mottas. Kushtet ende nuk janë për një kalim konkret, megjithëse ka pasur kontakte mes palëve për këtë çështje”, shkruan mes të tjerash Tuttosport.
Ndërkohë që Juventus vijon të jetë në bisedime me Lokomotivën e Moskës për Mario Mitajn, por aty do të duhet të futet në një garë të fortë sërish me Besiktasin, të cilët janë të gatshëm të derdhin miliona euro te klubi rus për sallaksin shqiptar.
Burimi