Armando Broja larg Çelsit, skuadra e Premier Ligës gati 25 milionë funte për yllin kuqezi
Armando Broja në modë. Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere. Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij sesioni merkatoje.
Sipas një raporti të fundit nga “The Guardian”, Çelsi shpreson të arkëtojë 25 milionë funte nga shitja e Brojës. Në fakt, interesim serioz ka nga skuadrat e Evertonit, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur.
Për yllin kuqezi kalimi tek Evertoni do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur. Broja, pas “shtegtimeve” që nuk rezultuan të suksesshme te Viteze, Sauthempton dhe Fullhemi, kërkon të nisë edhe njëherë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian. Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qendroi në pankinë.armando broja sulmuesi shqiptar çelsi
Burimi