Alibeaj thumbon Bardhin: Qëndrimet nuk ndryshojnë me stinët, kërkoni karrige si parazitë!

 Alibeaj thumbon Bardhin: Qëndrimet nuk ndryshojnë me stinët, kërkoni karrige si parazitë!

Enkelejd Alibeaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj  tregoi arsyet që e nxitën të ndahej nga grupi i Berishës dhe të distancohej nga Lulzim Basha, për të krijuar një grupim të ri politik në Kuvend. Alibeaj e thotë qartë se distancomi ishte një akt politik për të qëndruar koherent ndaj qëndrimit të tij, se mes fatit personal të një individi (Sali Berishës), zgjodhi fatin e demokratëve.
Alibeaj dha edhe një mesazh për të gjithë ata që dikur kishin dalë kundër Sali Berishës, por tashmë iu bashkuan pas marrjes së vulës. Pa e përmendur me emër grupin e Bardhit, Alibeaj tha se qëndrimet nuk duhet të ndryshojnë sipas stinës, ndërsa thekson se deputetët nuk duhet të tundohen nga interesa egoiste për të ruajtur karrigen e deputetit në mënyrë parazitare.
“Duke filluar nga 9 shatori, e dinë të gjithë, qëndrimin politik i shumë deputetëve dhe i imi, ishte që mes një fati personal të një individi kujtdo qoftë dhe fatit të gjithë demokratëve duhej të prevalonte interesi i demokratëve, më saktë interesi shqiptar. Distancimi është një akt politik dhe duhet të jetë i tillë në çfarëdolloj kohe. Pati një betejë, sagë me gjyq për vulë. Ajo që nuk duhet të ndryshojmë, është që qëndrimet nuk mundet të ndryshojnë sipas stinës, apo të tundohen nga interesa të vogla egoiste te deputetëve për të qenë ruajtës të një karrigie në mënyrë parazitare. Pasi përfundoi gjyqi, ku vula iu dha në mënyrë të padrejtë Berishës, do ishte një kat për të treguar koherencën në qëndrime. Me një parti që ka problem të mëdha në raportet ne drejtësinë, e izoluar në raportet me ndërkombëtaret dhe së fundmi që s’ka guximin të përballë njerëzit e vet me publikun, listat e hapura, mua nuk më lidh asgjë. Janë gjëra që s’më bënin bashkë me atë lloj grupi”, tha Alibeaj në Report Tv.
Burimi