A u lejohet futbollistëve të bëjnë seks përpara ndeshjes? Mjeku i kombëtares e zbulon
“Top Arena” diskutoi në lidhje me lojtarët e kombëtares dhe prezencën e tyre në Euro2024.
I ftuar ishte edhe fizioterapisti i lojtarëve Ilvi Begolli, i cili zbuloi më tepër detaje rreth rrugëtimit.
Pas pyetjes së moderatores Alesia Bami në lidhje me marrëdhëniet intime përpara ndeshjeve, ai tha se nuk u lejohet futbollistëve.
Gazetarja: A është e vërtetë që nuk ju lejohet lojtarëve të kombëtares të kryejnë marrëdhënie seksuale përpara një ndeshjeje?
Fizioterapisti: Po kjo është e vërtetë.
Risjellim në vëmendje se Shqipëria mbyll ëndrrën europiane në ndeshjen me Spanj%n. Kuqezinjtë nuk ja dolën dot përballë Spanjës, pasi janë mundur nga iberikët me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja e luajtur në Dyseldorf u zhbllokua që në minutën e 13 dhe nuk prodhoi më gola me gjithë përpjekjet e kuqezinjve për të gjetur golin.
Me këtë rezultat, Spanja mban vendin e parë me 9 pikë të plota, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e fundit me 1 pikë.
Pavarësisht të gjithë asaj që ndodhi, në këtë Europian si asnjëherë më parë, Shqipëria pati mbështetjen e tifozëve në të 3 ndeshjet e grupit B. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo bën të pamundurën për të bërë ëndrrën realitet, por ishte e pamundur t’i bëje ballë ekipeve që kanë bërë emër në Kampionatet Europiane si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Kjo ishte hera e dytë që djemtë tanë marrin pjesë në Europian, pasi për herë të parë ata janë kualifikuar në “EURO 2016”, kur Shqipëria në atë kohë drejtohej nga tekniku italian, Xhani De Biazi.
Burimi