14 vite karrierë, 6 finale të humbura dhe asnjë trofe i fituar; Herri Kejn futbollisti më i “mallkuar” në hsitori

14 vite karrierë, 6 finale të humbura dhe asnjë trofe i fituar; Herri Kejn futbollisti më i “mallkuar” në hsitori

Kapiteni dhe një nga lojtarët më të mirë të Anglisë, Herri Kejn, është padyshim një nga futbollistët më “të mallkuar” në histori.
Sulmuesi 31-vjeçar është ende në pritje të trofeut të parë në karrierë. Në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Spanja mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 dhe sulmuesi i “3 luanëve“ mbeti sërish pa trofe.
Ishte finalja e gjashtë që anglezi humbi në karrierën e tij. Ai dështoi dy herë në Kupën e Anglisë, dy herë në finalet e Kampionatit Evropian, njëherë u mund në finalen e Champions League dhe nuk arriti të ngrejë trofeun as në finalen e Superkupës së Gjermanisë.
Gjithashtu duhet theksuar se pas ardhjes së tij te Bajerni i Mynihut, ka përfunduar edhe mbretërimi 12-vjeçar i bavarezëve në Bundesligë.herri kejn sulmuesi anglez
Burimi