Palltoja e famshme e George Harrisonit, e veshur në koncertin e fundit të The Beatles, del në ankand për gjysmë milioni dollarë

Palltoja e famshme e George Harrisonit, e veshur në koncertin e fundit të The Beatles, del në ankand për gjysmë milioni dollarë

Një nga veshjet më të veçanta të George Harrisonit, kitaristit të grupit legjendar britanik The Beatles, pritet të dalë në ankand në New York, me një vlerësim fillestar prej 400 mijë deri në 500 mijë dollarë. Bëhet fjalë për pallton e zezë prej leshi mongol, të cilën Harrison e veshi gjatë paraqitjes së fundit të The Beatles në skenë, në koncertin spontan të mbajtur më 30 janar 1969, në çatinë e ndërtesës së Apple Corps, në adresën 3 Savile Row në Londër. Veshja ka edhe një histori të veçantë personale. Ajo ishte krijuar nga stilistja e njohur britanike Dame Mary Quant për martesën e Harrisonit me Pattie Boyd, në vitin 1966. Në atë ceremoni, edhe Boyd kishte veshur një pallto prej gëzofi dhelpre të kuqe,...