Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës në protesta. Teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku duket një biznes i vogël i dëmtuar gjatë protestës, Balla shkruan se paleta e re parashikon dëmshpërblim të menjëhershëm të bizneseve të dëmtuara, përmes një akti normativ që parashikon mbulimin nga shteti të 70%–100% të dëmeve materiale. Sipas Ballës, njerëzit e punës që u dëmtuan nga dhuna nuk do të jenë kurrë vetëm, por do të kenë mbështetjen e Qeverisë. “Mos u mërzit! Paketa e prezantuar sot nga Kryeministri parashikon dëmshpërblim të menjëhershëm të bizneseve të dëmtuara, përmes një akti normativ që parashikon mbulimin nga shteti të 70%–100% të dëmeve materiale....