Pa telefona e laptop në GJJKO, avokatët vendosin bojkot pa afat të seancave gjyqësore

Pa telefona e laptop në GJJKO, avokatët vendosin bojkot pa afat të seancave gjyqësore

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO, në kundërshtim të rregullores së re, kufizimet e të cilës nuk lejojnë përdorimin e celularëve nga mbrojtësit gjatë gjyqeve. Vendimi u mor nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pas mungesës së një reagimi nga Gjykata e Posaçme ndaj kërkesës së avokatëve për rishikimin e rregullores. Në vendim thuhet gjithashtu se për avokatët që nuk zbatojnë bojkotin do të ketë masa disiplinore. Rregullorja e re ndalon mbajtjen dhe përdorimit e telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit për avokatët. Megjithatë në rregullore thuhet se: Prokurorët, të pandehurit, viktimat dhe avokatët që marrin pjesë në një seancë gjyqësore mund të mbajnë me vete dhe të përdorin vetëm kompjuterë portativë (laptopë) për ushtrimin e funksioneve të...