Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Osmani merr letër nga presidenti amerikan Donald Trump: Lidere të guximshme dhe mike e SHBA-së!
Vjosa Osmani-Donald Trump KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ai e falenderon për lidershipin e guximshëm dhe për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-se. Sipas Presidencës, Trump vlerëson vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të treta, duke treguar sipas tij, gatishmërinë e fortë për të bashkëpunuar me SHBA-në. Ndër të tjera, Trump shpreh besimin se partneriteti mes dy vendeve do të thellohet më tej në vitet që vijnë, duke e konsideruar Osmanin, një mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara. Postimi i Presidencës: Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump: E falënderon për lidershipin e guximshëm dhe e quan mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara...