Osmani merr letër nga presidenti amerikan Donald Trump, e cilëson lidere të guximshme dhe mike e SHBA-së

Osmani merr letër nga presidenti amerikan Donald Trump, e cilëson lidere të guximshme dhe mike e SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin ndaj miqësisë me SHBA-në dhe lidershipin e saj të guximshëm. Sipas Presidencës, në letrën e tij, Presidenti Trump vlerëson vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të treta si një tregues i gatishmërisë për bashkëpunim me SHBA-në, duke theksuar se ky hap reflekton forcën dhe dhembshurinë e popullit kosovar. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur,”...