Ornella Vanoni shënon 50-vjetorin e albumit ikonik me Toquinho dhe Vinícius de Moraes
24 November, 2026 - 16:58 Albumi “La Voglia La Pazzia L’Incoscienza L’Allegria”, një prej bashkëpunimeve më të veçanta në karrierën e këngëtares italiane Ornella Vanoni, shënon 50-vjetorin e publikimit me një edicion të posaçëm përkujtimor. Edicioni jubilar i albumit, i realizuar nga Vanoni në bashkëpunim me muzikantët brazilianë Toquinho dhe Vinícius de Moraes, është vënë në dispozicion për porositje paraprake dhe do të publikohet më 13 nëntor. I publikuar fillimisht në vitin 1976, albumi përfaqëson një ndërthurje të muzikës italiane me tingujt dhe ritmet braziliane, duke sjellë një bashkëpunim artistik që mbetet ndër projektet më të njohura të repertorit të Ornella Vanonit. Përmes këtij edicioni special, 50-vjetori i albumit shënon një rikthim te një vepër muzikore që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës italiane...
Burimi:
kultplus.com