Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert me kolonat zanore të filmave shqiptarë
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar zhvilloi mbrëmjen e sotme një koncert, në parkun “Rinia” në Tiranë, me muzikë nga kolonat zanore të filmave më të njohur shqiptarë. Nën drejtimin e maestros Gridi Kraja, Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar përcolli për publikun artdashës nostalgjinë e filmave shqiptarë. Në repertorin e koncertit ishin kolonat zanore të filmave të kompozitorëve shqiptarë si Kujtim Laro, Limos Dizdari, Çesk Zadeja, Aleksandër Peçi, Aleksandër Lalo. Emocionet e kinemasë u përcollën përmes Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar me fuqinë e muzikës simfonike, që u prit me emocion nga publiku artdashës. Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më...