Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Organizohet në New York parada e shqiptarëve, kryebashkiaku me plis në kokë: Mezi pres të shkoj në Shqipëri!
Në New York është mbajtur parada e shqiptarëve, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Eric Adams. Kryetari i Bashkisë së New York-ut Eric Adams priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, ndërsa ishte veshur me një plis në kokë dhe shall kuq e zi. “Duhet ta doni Shqipërinë më shumë se Amerikën,” tha ai me humor duke shtuar se edhe djali i tij është i dashuruar me Shqipërinë dhe mezi pret të vizitojë vendin. “Çfarë dite, çfarë dite. Kur mendoni për këtë, vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, thotë shumë për...