Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

Organizata ndërkombëtare “Emergency” kërkon mbylljen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit të personave të ndaluar në qendrën e Gjadrit, përdorimin e medikamenteve psikotrope dhe kufizimin e të drejtave të tyre. Shqetësimet janë bërë publike nga Emanuele Longo, koordinator mjekësor i Programit të Emergency në Itali, pas një misioni monitorimi në qendrat e emigrantëve në Shqipëri, të organizuar nga Tavolo Asilo e Immigrazione (TAI). Sipas Longos, gjatë vizitës në qendrën e Gjadrit, një shtetas nga Senegali, i cili mbahej aty, ka rrëfyer se përdorimi i medikamenteve psikotrope bëhet shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sipas vlerësimit të tij, rreth dy në tre persona të ndaluar në këtë qendër i marrin këto medikamente. Ai ka treguar gjithashtu historinë e tij personale,...