Opozita kërkon moscertifikimin e rezultateve nga KQZ: Audit të plotë procesit të Diasporës

Opozita kërkon moscertifikimin e rezultateve nga KQZ: Audit të plotë procesit të Diasporës

Selia e Partisë Demokratike TIRANË- Koalicioni Opozita, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka kërkuar moscertifikimin e rezultateve dhe auditim të plotë të procesit të dërgimit dhe mbërritjes së votave nga Diaspora. Përmes një letre që mban firmën e Franc Nurit, përfaqësuesit të koalicionit PD-ASHM pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Opozita kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik. Siç shkruhet në letër, KQZ duhet të marrë hapa urgjentë për verifikimin e këtij procesi zgjedhor, sidomos në vende si Greqia, për të cilin kanë hedhur dyshime që në fillim. Numërimi...
Burimi: Zeri.ai