OKB-ja bën thirrje për ulje tensionesh pas përplasjeve në Los Angeles

OKB-ja bën thirrje për ulje tensionesh pas përplasjeve në Los Angeles

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje të martën për “de-eskalim” pas tre ditësh përleshjesh në Los Angeles mes forcave të rendit dhe protestuesve që kundërshtojnë politikat e imigracionit të presidentit Donald Trump. OKB paralajmëroi për rrezikun e një “militarizimi” të mëtejshëm të situatës. “Ne nuk duam të shohim një militarizim të mëtejshëm dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve — në nivel lokal, shtetëror dhe federal — që të punojnë për qetësimin e situatës,” deklaroi Farhan Haq, zëvendëszëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Deklarata vjen pasi presidenti amerikan urdhëroi vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Los Angeles...
Burimi: Top-Channel.tv