
ODEON/ ’15 ditë prilli’, kronologjia e fundit e diktaturës, Markarian: Thirrje për reflektim
👁3310
Mbrëmja e sotme në Odeon na fton të hyjmë në një univers dramatik, ku historia dhe ndërgjegjja përplasen në një nga periudhat më të errëta dhe vendimtare të Shqipërisë. "15 Ditë Prilli", e sjellë në skenë nga regjisorja Driada Dervishi dhe e bazuar në romanin e Anisa Markarian, na vendos përballë tensionit të një kohe që po merrte fund dhe pasigurisë së një fillimi të ri. Në sfondin e një hekurudhe, ku punonjësit i kushtojnë rëndësi të veçantë bustit të diktatorit, shfaqja zbërthen absurditetin e një sistemi në grahmat e fundit, ku errësira dhe ligësia përzihen me zgjimet e ndërgjegjes....
Burimi:
Syri.net