O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Në serinë gjithmonë e më të gjatë të dosjeve përvëluese të SPAK-ut, pavarësisht se rasti nuk i ngjan rastit, një gjë është e pandryshueshme për seclin prej tyre. Individët nën akuzë kanë lënë gjurmë të tmerrshme të vetinkriminimit të tyre. Kryesisht celularë, por edhe pronësi ulëritëse. Stil jetese tërësisht i pajustifikueshëm. Hedonizëm, makutëri e panginjur e vanitet ekstrem. Një mënyrë direkte që shërben si dëshmi se bankomati i financimit të tyre vjen nga shpërdorimi i detyrës dhe përdorimi i saj për përfitime vetjake. Dosja në ngarkim të ish-zëvendëskryeministes është bazuar fillimisht në të dhëna të furnizuara nga telefonatat e një prej vartësve të saj, që me skrupulozitetin e një “prokurori”, fiksonte prova kundër saj dhe vetes. Një dyzinë me aparate celularë janë shndërruar në dhembjen...