“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës
Arrestimi i djeshëm i Vlora Hysenit, ish drejtoreshës së SHISH, ka sjellë sot debate në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Me nisjen e mbledhjes së sotme të komisionit në të cilin do të diskutohej për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, nënkryetari, Oerd Bylykbashi shprehu se në qendër të çdo diskutimi jo vetëm në komisionn e Ligjeve, por edhe në të gjitha komisionet në rend dite, duhet të jetë arrestimi i djeshëm i ish-kreut të SHISH. Të njëjtin qëndrim me Bylykbashi ndau edhe kolegu i tij demokrat, Saimir Korreshi i cili tha: “Ka rënë shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo. Çfarë të bëjmë tani, ne të rrimë dhe të ndajmë këtu kooperativat, po, si urdhëron.” Ndërkohë kryetari...
Burimi:
javanews.al