‘O biri nënës!’/ Dhimbje e madhe, momenti kur nëna sheh të vrarë djalin

‘O biri nënës!’/ Dhimbje e madhe, momenti kur nëna sheh të vrarë djalin

Pamje të rënda janë publikuar nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Në pamjet e publikuara, nëna e 42-vjeçarit mbërrin në vendngjarje dhe shpërthen në lot sapo sheh të birin të pajetë, të shtrirë në tokë. Një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë dhe ta qetësojnë nëna e viktimës, ndërsa në zonë vijojnë veprimet e autoriteteve për dokumentimin e ngjarjes. Myrtaj u qëllua me armë zjarri paraditen e sotme në qendër të Sarandës. Sipas raportimeve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona me skafandër, të cilët lëviznin me motor. Një kalimtar mbeti gjithashtu i plagosur nga të shtënat. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk është bërë i...