“Nyga” vjen premierë në skenën e Teatrit Dodona

“Nyga” vjen premierë në skenën e Teatrit Dodona

Shfaqja teatrore “Nyga”, një dramë psikologjike që trajton humbjen, mohimin dhe transformimin e marrëdhënieve familjare përballë sëmundjes së Alzheimerit, do të jepet premierë nesër, më 19 tetor, në orën 19:30, në Teatrin Dodona në Prishtinë. Vepra sjell historinë e një familjeje që përballet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të babait. Ndërsa nëna përpiqet të ruajë normalitetin në familje, vajza adoleshente përballet me ndryshimet që tronditin botën e saj. Mes frikës, konflikteve dhe dhimbjes, marrëdhënia mes nënës dhe bijës pëson ndryshime, duke i detyruar të dyja të përballen me realitetin dhe pasojat emocionale të sëmundjes. “Nyga” është bashkëprodhim i Teatrit Dodona dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës. Shfaqja është shkruar nga Valza Gashi, me regji të Fatbardha Shalës, ndërsa producente është Rrezarta Rashiti. Në role paraqiten aktoret...