Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nusret publikon foton me Ramën në finalen e Champions League: Më shumë se një mbret!
👁7652
Kuzhinieri dhe sipërmarrësi i njohur me origjinë turke, Nusret Gokçe, ka ndarë së fundmi një foto me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimi i tyre ndodhi gjatë finales së UEFA Champions League që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Mynih, Gjermani. Nusret, i njohur për praninë e tij në evente me personalitete të njohura, ka publikuar një sërë fotosh nga nata, por për Ramën ka zgjedhur një mbishkrim të veçantë: “Më shumë se një mbret”, shoqëruar me një emoji kurore, një simbol mbrojtës “kundër syrit të keq” dhe dy zemra të kuqe.