Numërohen mbi 96% e kutive/ Lista e Studentëve kryeson me 52.54%, siguron 141 mandate, bie Vuçiç

Numërohen mbi 96% e kutive/ Lista e Studentëve kryeson me 52.54%, siguron 141 mandate, bie Vuçiç

Komisioni Republikan Zgjedhor (KZZ) ka publikuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve parlamentare, bazuar në përpunimin e 8,077 qendrave të votimit, ku kanë ngelur edhe 315 qendra për tu numëruar. Sipas të dhënave, Lista e Studentëve kryeson me 52.54% të votave, ose 2,211,400 vota, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” renditet e dyta me 39.29%, ose 1,653,868 vota. Ndërkohë, lista “Ivica Dačić – Faktori i Stabilitetit” ka marrë 2.18% të votave, ose 91,673 vota. Sipas KZZ-së, në zgjedhje kanë marrë pjesë 4,211,957 votues, që përbëjnë 68.78% të trupës zgjedhore. Sipas projeksioneve të publikuara nga televizioni publik serb RTS, bazuar në vlerësimin e Ipsos dhe CeSID, ndarja paraprake e mandateve në Parlamentin e Serbisë është kjo: Lista e Studentëve: 141 mandate “Aleksandar Vuçiq – Serbia...