Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Numërohen 514/1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate. PD i rimerr mandatin Mundësisë së Shehajt
👁10110
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 514 qendra votimi nga 1282 gjithsej nga ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me 19 mandate. PS-ja ka mbi 22 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, e cila nga ana e saj i ka rimarrë mandarin Partisë Mundësia, duke e lënë këtë të fundit me 1 mandat. Megjithatë ky mandat i demokratëve është shumë i brishtë, pasi me 38 vota mund të rikthehet te Shehaj. Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt. Top Channel