Burimi:
Top-Channel.tv

“Nuk na intereson se çfarë ka shkruar”/ Prindërit e Ilarias flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet
👁3486
Prindërit e Ilaria Sulës, studentes shqiptare të vrarë në Romë, kanë reaguar sërish, duke komentuar letrën e faljes nga vrasësi i 22-vjeçares, Mark Antony Samson, i cili i kërkoi falje për krimin. Babai i Ilarias, Flamur Sula, në një intervistë për mediat italiane ka thënë se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit me prejardhje nga Filipinet dhe tregon gjithashtu bisedën që pati me të në komisariat. “E pyeta atë nëse kishte lidhje me ngjarjen dhe mu përgjigj: ‘Unë e dua Ilarian… Nuk do ta lëndoja kurrë”, përkundrazi, e kishte bërë. Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk më intereson se çfarë...