“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh katër çështjet kryesore të diskutimeve

“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh katër çështjet kryesore të diskutimeve

Në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të katër çështjeve kryesore të diskutuara gjatë takimit, në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në fokus të diskutimeve ishin reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe qeverisjen, integrimi gradual i vendeve të rajonit në tregun e përbashkët europian, nxitja e investimeve dhe inovacionit, si dhe zhvillimi i korridoreve të transportit, ndërlidhjeve energjetike dhe rrjeteve digjitale. Rama u ndal edhe te përfitimet konkrete të Shqipërisë nga Plani i Rritjes, duke bërë të ditur se vendi do të përfitojë edhe 15% shtesë të fondeve, si dhe prezantoi rezultatet e integrimit në sistemet europiane të pagesave dhe objektivat për uljen e tarifave të roaming-ut...